Bllokimet e rrugëve në Tiranë/ Policia nis hetimet për 16 protestues, dy në kërkim

Bllokimet e rrugëve në Tiranë/ Policia nis hetimet për 16 protestues, dy në kërkim

 

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 16 persona lidhur me bllokimin e rrugëve në Tiranës, gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme.

 

Sipas policisë, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

 

Gjithashtu, vijon puna për shoqërimin e dy shtetasve të tjerë, E. Q. dhe M. C., të shpallur në kërkim policor.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se disa prej pjesëmarrësve kanë nxitur, përmes thirrjeve, vijimin e tubimit përtej orarit të njoftuar nga organizatorët, konkretisht pas orës 22:00, si dhe mosrespektimin e perimetrit të përcaktuar për zhvillimin e tij. 

 

Si pasojë, sipas policisë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit dhe pengim i lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve.

 

Policia bën me dije se një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur edhe në hapësirën e fan zonës në sheshin “Skënderbej”, e përshtatur për ndjekjen e aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës edhe qytetarëve që ndodheshin aty.

 

Puna vijon për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë përgjegjësi në këtë ngjarje.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Dy ditë më parë, sipas policisë, materialet iu referuan procedimit penal edhe për 19 shtetas të tjerë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy