
Ishte fiksuar keq pas saj dhe donte patjetër që të krijonin një lidhje bashkë dhe për këtë arsye e ndiqte kudo, duke i krijuar frikë dhe shqetësim.
Por gjatë ditës së djeshme, policia vuri në pranga N. K., 34 vjeç, banues në Patos.
I riu akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme në vende të ndryshme dhe nëpërmjet telefonit një vajzë 17-vjeçare.
Ishte e reja ajo që bëri denoncim në polici, duke thënë se ndihej e frikësuar nga ndjekja e vazhdueshme e 34-vjeçarit.
Kështu i riu u arrestua, ndërkohë që ndaj tij për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit.



