
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Sipas informacioneve të policisë, është përplasur shtetasi me inicialet I. S., 57 vjeç.
I plagosuri është dërguar në spital, ku sipas të dhënave ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.12.2021, rreth orës 20:17, në Çekrezë, Kamzë, mjeti me drejtuese shtetasen P. M., ka aksidentuar shtetasin këmbësor, I. S., 57 vjeç.
Si pasojë e aksidentit shtetasi I. S. është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



