Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit Andi Pogaçe, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
KPK njoftoi sot se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18 dhjetor për subjektin e rivlerësimit, Andi Pogaçe vendosi konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit Andi Pogaçe, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja,. Lulzim Hamitaj relator, Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Andi Pogaçe përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe punon prej asaj kohe si prokuror në Prokurorinë e Jurdiksionit të Përgjithshëm, Fier. Në muajin shkurt ai u komandua si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.



