
Moti i keq që për paspjë solli edhe përmbytjet në Tiranë, kanë sjellë edhe ndërprerje të energjie elektrike në disa lagje të kryeqytetit.
OSSH bën me dije se është kufizuar furnizimi me energji elektrike në zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.
Ndërkohë policia thotë se pas verifikimit të ujit në kabina, po kthehet gradualisht energjia në të gjitha zonat.
Njoftimi:
Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie.
Këto linja furnizojnë pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.
Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.
Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat.



