Plumb në gjoks të riut shqiptar në Itali, arrestohet bashkëkombësi i tij

Plumb në gjoks të riut shqiptar në Itali, arrestohet bashkëkombësi i tij

Një atentat me armë zjarri ndaj një 28-vjeçari shqiptar, ndodhur në Manta të Italisë në 4 tetor, është zbardhur nga policia.

Shqiptari u godit me armë në gjoks nga një armë e kalibrit të vogël, teksa udhëtonte me automjet për në punë. Atentatori ndodhej në një furgon kur qëlloi drejt makinës në Via Stazione.

Përmes kamerave, policia ka identifikuar furgonin dhe ka arritur të arrestojë në Busca, 29-vjeçarin shqiptar Altin Jakini.

Nuk dihet nëse Jakini e njihte viktimën apo ky i fundit e kishte njohur atë. Hetuesit supozojnë se motivi është një debat i mëparshëm mes të dyve.

Aktualisht i plagosuri, për shkak të plagëve pasi përfundoi me makinë në kanal, ku dhe u gjet më pas u transportua drejt spitalit Santa Croce në Cuneo, aty ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshime të tjera kanë të bëjnë me dinamikën e vetë plagosjes. Identifikimi i mjeteve është bërë para të shtënave, me sa dihet deri më tani, në pikën ku ka ndodhur ngjarja e përgjakshme nuk ka pasur kamera. 29-vjeçari shqiptar i arrestuar ndodhet në burgun Cerialdo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy