Një fëmijë i mitur është mbytur duke u larë në Bulqizë. Sipas informacionit paraprak nga Policia lokale, mësohet se fëmija është 10 vjeç me inicialet A.D.
I mituri po lahej në kanal kur është rrëmbyer nga uji ku dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Vogël. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.



