
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar sot se 763 persona janë regjistruar si të infektuar nga Covid dhe është shënuar një të vdekur.
Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 30 testime të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë të Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 213 persona.
Numri i rasteve aktive është dy mijë e 184 veta.



