
Policia e Maliqit bën të ditur se rreth orës 21:30, në aksin rrugor "Zvezdë-Gollobërdë", pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip "Audi", ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Drejtuesi i automjetit tip "Audi", ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



