Demonstruesit sudanezë valëvitën në shesh flamurin në nderim të protestuesve të rënë në sheshin shesh ku presidenti i rrëzuar Omar al-Bashir mbajti një tubim të madh në muajt e tij të fundit në pushtet. Një lëvizje simbolike kjo që përloti mjaft veta.
Mijëra demonstrues, kryesisht të rinj rreth të njëzetave, u bashkuan me një tubim në shesh, i cili vazhdoi të rritej gjer vonë. Protestuesit thanë se do ta riemëronin, nga Sheshi i Gjelbër në Sheshin e Lirisë.
Të rinjtë mbuluan një parullë gjigante ku shkruhej "Sheshi i Gjelbër" me një flamur ku thuhej: "Drejtësia e para... besnikëri ndaj dëshmorëve të revolucionit ".
Protesta erdhi ndërkohë që këshilli ushtarak dhe një aleancë e grupeve të protestave dhe opozitës po punojnë për të finalizuar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit për një tranzicion trevjeçar drejt zgjedhjeve.
Shoqata Sudaneze e Profesionistëve, e cila drejtoi muajt e protestave që çuan në përmbysjen e Bashirit në prill, ka vazhduar të kërkojë tubime kundër gjeneralëve që e zëvendësuan atë ndërsa ata nxisin për një tranzicion demokratik.
Forcat e sigurimit, duke përfshirë Forcat e Mbështetjes së Shpejtë Paraushtarake, kanë ndërhyrë herë pas here për t’i prishur protestat. Në fillim të qershorit jashtë Ministrisë së Mbrojtjes u vranë dhjetëra protestues. /Reuters/



