Aleks Marku, 40-vjeçari që mbajti peng fëmijët me kallashnikov në një banesë me qira tek Shkëmbi i Kavajës, ka dalë sot përpara Gjykatës së Durrësit ku ëhstë njohur memasën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Marku u vetëdorëzua pas disa orësh negociata me Forcat RENEA.
Pas një debati me gruan, ai mori fëmijët e mitur në apartamentin me qira në Shkëmbin e Kavajës, duke qëlluar me kallash nga banesa.
Bashkëshortja e tij gjithashtu tregoi se 40-vjeçari ka qenë në arrest shtëpie në Itali për armëmbajtje pa leje dhe se ishte larguar dhe ishte kthyer në Shqipëri.
Prej një viti kishte blerë një banesë në Lezhë, ndërsa kishte pak kohë që ishte vendosur në Durrës.



