Trafiku i rënduar përgjatë autostradës Tiranë- Durrës ka shkaktuar përplasjen e disa automjeteve. Sipas policisë në aksident janë përfshirë 8 automjte ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Rezulton se shkak është bërë fluksi i lartë i automjeteve të cilat i janë drejtuar në këto ditë të nxehat bregdetit. Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të diele ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjers.



