Shpejtësi mbi normë/ Pezullohet leja e drejtimit për 13 shoferë

Shpejtësi mbi normë/ Pezullohet leja e drejtimit për 13 shoferë

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka rritur prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë ditës së djeshme dhe deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia Rrugore e Tiranës ka monitoruar me radar qarkullimin rrugor në aksin Sauk-Teg-Krrabë e anasjelltas dhe Tiranë-Vorë-Tiranë.

Nga ky monitorim, janë evidentuar 13 drejtues automjetesh, të cilët për shkak të shpejtësisë së ngasjes së mjeteve, iu është pezulluar leja e drejtimit nga 1 deri ne 12 muaj.

“Si rezultat i kontrolleve vetëm gjatë orëve të mbrëmjes së sotme deri në orën 23:20, janë evidentuar nga monitorimi me radar, 13 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri 178 km/h, rrezik potencial për përfshirje në  aksident rrugor, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 1 deri në 12 muaj. Janë ndëshkuar me masë administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, 26 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 121 km/h deri në 127 km/h. Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkooltestuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 11 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin  nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.47 mg/l. Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj 17 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.11 mg/l deri në 0.29 mg/l”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës edhe dy drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe një që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy