Hoxha: Rraja ishte në kërkim, policia nuk e arrestonte, ishte këtu që nga tetori i vitit të kaluar

Hoxha: Rraja ishte në kërkim, policia nuk e arrestonte, ishte këtu që nga tetori i vitit të kaluar

I ftuar në studion e emisionit "Të Paekspozuarit", gazetari investigativ Artan Hoxha foli edhe për arrestimin e Ramazan Rrajës dje në mbrëmje.

Hoxha tha se edhe pse ka qenë në kërkim, ai ishte arrestuar edhe para disa muajsh, por ishte liruar.

Sipas tij, ai ka ardhur në Shqipëri që në 31 tetor të vitit të kaluar.

 Ramazan Rraja ka qenë në kërkim për masakrën e 17 korrikut 2022 në Fushë-Krujë ku u vra Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Nuk është gjetur në Shqipëri dhe ka ardhur më 31 tetor. Nga 31 tetori dhe deri sot, edhe pse ka qenë në kërkim, është ndaluar edhe një herë tjetër me tre mjete të blinduara dhe u lirua prapë. Policia e kërkon në Fushë-Kuqe dhe ky është këtu te këto qendrat rezidenciale. Një moderator më pyeti për njërin se ku është dhe unë i thashë se e ke ngjitur.

Para një viti e gjysëm Ramazan Rraja ka qenë në Belgjikë dhe doli nga burgu, ku u akuzua për lidhje me mafian ruse, vrasjen e një lituanezi.

Gjatë arrestimit Rraja ka qenë me shumë njerëz dhe u dha konteksti që u kap me pistoletë me fishek në gojë. Iftarin mund ta kenë shtruar këta, sepse kanë prona, biznese dhe kanë ndikim atje për maxhorancën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy