Drejtoresha e Klinikës mjekësore infektohet me koronavirus në Shkup

Drejtoresha e Klinikës mjekësore infektohet me koronavirus në Shkup

Drejtorja e Klinikës së sëmundjeve të lëkurës në Shkup është infektuar me koronavirusin e ri duke e çuar në katër numrin e të prekurve me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se te drejtorja e klinikës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, është konstatuar prania e virusit pas kthimit të saj nga Italia ndërsa kritikoi veprimin e saj për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga infektimi.

“Më vjen shumë keq për mosrespektimin e masave parandaluese për mbrojtje nga koronavirusit, duhet të them që pacientja është kolege e jona, e cila ka qenë në punë për pesë ditët e fundit pas kthimit nga Italia. Ky është një zhgënjim i madh,” tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë tha se ekipet e Qendrës së Shëndetit Publik në Klinikën e sëmundjeve të lëkurës aktualisht po vlerësojnë shkallën e rrezikut për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me drejtoren, gjë që mund të rezultojë me mbylljen e gjithë departamentit.

Ministri shtoi se çdokush që nuk do të respektojë masat, do të përballet me sanksione meqë institucionet nuk do të lejojnë që persona të pakujdesshëm të rrezikojë shëndetin e njerëzve.

“Apelet e përditshme për izolim duhet të merren shumë seriozisht. Kufijtë nuk mund të mbyllen, është e pamundur. Theksoj se kushdo që vjen nga një rajon me rrezik, nëse nuk ka simptoma në kufi, duhet të izolohen për 14 ditë”, tha Filipçe.

Më 6 mars, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, kishte njoftuar për dy raste të reja të prekura me koronavirusin e ri në këtë vend. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy