
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve, lënda plasëse ishte vendosur në dritaren e një dyqani motorësh.
Në momentin e shpërthimit, në biznes nuk ndodhej asnjë person.
Njoftimi: Vlorë / Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, në lagjen "Bashkimi", në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të shtetasit V. B., shpërtheu një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, u shkaktuan vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.



