
Një grua 21-vjeçare në El Salvador, foshnja e së cilës u gjet e vdekur në tualet, u shpall e pafajhme nga gjykata.
Evelyn Hernández ishte deklaruar vazhdimisht e pafajshme, duke thënë se nuk e dinte që ishte shtatzënë dhe se humbi vetëdijen gjatë lindjes.
Prokurorët kishin kërkuar dënimin e saj me burg prej 40 vjetësh.
Çështja e saj është ndjekur me shumë vëmendje në El Salvador dhe jashtë vendit dhe aktivistët për të drejtat e grave kanë kërkuar lirimin e saj.
El Salvador ka një nga ligjet më të rrepta kundër abortit në botë. Aborti është i paligjshëm në të gjitha rrethanat gratë që shpallen fajtore përballen me dy deri në tetë vjet burg. Por në shumë raste, si edhe i Hernandez, akuza ka ndryshuar në vrasjeve të rëndë, e cila dënohet minimalisht 30 vjet.
Çështja e zonjës Hernandez ishte e para e këtij lloji në El Salvador për të cilën u urdhërua rigjykim i plotë.
"Sot është një ditë e shkëlqyer për drejtësinë”, tha në Twitter avokatja e saj e mbrojtjes, Bertha Maria Deleon.
Aktivistët e të drejtave të grave shpresojnë tani që rigjykimi i zonjës Hernández do të krijojë një precedent duke lejuar që gratë e tjera të burgosura nën ligjet e rrepta kundër abortit të El Salvadorit të luftojnë dënimet e tyre.



