
Një konflikt në familje në Vlorë, ka përfunduar me plagosjen e një të moshuari nga nipi i tij.
Ngjarja është shënuar gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, ku i dyshuari u prangos nga policia.
Efektivët e qytetit bregdetar, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të 27-vjeçarit, banues në Vlorë.
I riu akuzohet se ka goditur me mjet prerës, gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për zbardhjen e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për ndjekje të mëtejshme.



