
Një 65-vjeçar ka kallëzuar në Komisariatin numër 6 të Policisë së Tiranës, se shtetasi E. D., e ka kërcënuar pas konfliktit për motive pronësie.
Policia bën të ditur se shtetasi F. B., është shprehur se konflikti është për një pronë në fshatin Vishnje, e si pasojë ndihet i kërcënuar. Në komisariat është shoqëruar i kallëzuari, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 21.08.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është paraqitur shtetasi F. B., 65 vjeç, i cili ka kallëzuar se ka konflikt pronësie me shtetasin E. D., për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje, dhe ndihet i kërcënuar prej tij.
Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.



