Makina përplas për vdekje fëmijën e mitur në Shëngjin (VIDEO)

Makina përplas për vdekje fëmijën e mitur në Shëngjin (VIDEO)

Një aksident me pasojë një fëmijë të vdekur është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.45, në Shëngjin, ku mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç.

Për pasojë fëmija ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, për kujdes mjekësor ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy