Policia arreston dy vëllezërit nga Tirana: Vodhën 66 biçikleta në tërë Shqipërinë

Policia arreston dy vëllezërit nga Tirana: Vodhën 66 biçikleta në tërë Shqipërinë

Dy vëllezër nga Tirana janë arrestuar nga Policia, një tjetër është proceduar penalisht dhe tre janë shpallur në kërkim, të cilët vidhin biçikleta në të gjithë Shqipërinë. Si prova, Policia ka sekuestruar 66 biçikleta.

Policia njofton se, në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. P., 17 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, me precent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Shtetasit E. P., E. D. dhe A. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë qarkun e Tiranës dhe më pas ia shisnin kundrejt vlerave të vogla monetare, shtetasve A. F dhe D. F.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht edhe shtetasi i mitur me iniciale E. K., 12 vjeç, pasi më datë 09.10.2020, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve A. F. dhe D. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme të vjedhura në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me të gjitha Komisariatet e tjera të Tiranës, vijon punën për mbledhjen e të gjithë kallëzimeve të bëra nga qytetarët për vjedhjen e biçikletave, me qëllim për paraqitjen për njohjen e biçikletave të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja" e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy