Video e dhunës në Fier/ Procedohen penalisht tre adoleshente, njëra prej 15-vjeçareve u dërgua për trajtim të specializuar

Video e dhunës në Fier/ Procedohen penalisht tre adoleshente, njëra prej 15-vjeçareve u dërgua për trajtim të specializuar

Pas publikimit në rrjetet sociale të videos ku shfaqet dhunimi i një 17-vjeçareje nga tre vajza të tjera në Fier dhe reagimeve të shumta publike, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka sqaruar se ngjarja është trajtuar menjëherë pas denoncimit, më 8 qershor 2026.

 

Sipas Policisë, 17-vjeçarja është paraqitur atë ditë në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj, ku ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e shtetases L. L., 19 vjeçe, nga kjo e fundit dhe dy të mitura 15-vjeçare.

 

Menjëherë pas kallëzimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale. Tre vajzat e dyshuara u shoqëruan në komisariat dhe pranuan se kishin ushtruar dhunë ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta.

 

Më 9 qershor 2026, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", në ngarkim të 19-vjeçares dhe dy 15-vjeçareve.

 

Policia bën me dije se më 28 qershor 2026 u arrestua njëra prej 15-vjeçareve, pas kallëzimit të nënës së saj, e cila deklaroi se ishte dhunuar fizikisht nga e bija.

 

Pas procedurave përkatëse dhe vlerësimit nga autoritetet kompetente, 15-vjeçarja u dërgua për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

 

Në reagimin e saj, Policia e Fierit thekson se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, duke nënvizuar se mbetet e angazhuar për trajtimin me seriozitet të çdo rasti që përfshin të mitur dhe cenon sigurinë e qytetarëve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy