
Policia e Shtetit ka raportuar për arrestim të një personi, i cili ka ndihmuar në kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë operacionit ka rënë në pranga një 26-vjeçar, që u kap në flagrancë duke transportuar dy shtetas sirianë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Gjithashtu, u shpall në kërkim policor 29-vjeçari, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.
26-vjeçari, banues në Kukës, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Vangjel Noti” Laprakë.
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. S, 29 vjeç, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.



