
Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi paradite në qytetin e Sarandës, ku Hasan Imeri, 63-vjeç, i cili punonte roje, është rrëzuar nga kati i 15-të dhe ka rënë në katin e 14-të dhe për pasojë ndërroi jetë në vend.
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë si personat përgjegjës për zbatimin e rregullave në punë.
Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasi M.R. 47 vjeç administratori i pallatit dhe A.R. 60 vjeç pronar i pallatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.



