Hapet panairi “Verërat Arbëreshe” në Kalabri

Hapet panairi “Verërat Arbëreshe” në Kalabri

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me prodhuesit e verërave dhe Shoqatën e Restoranteve dhe Bujtinave, prezantuan ekselencat shqiptare në prodhimin e verërave dhe produktet e traditës, në konkursin e verës “Verërat Arbëreshe” të organizuar nga prodhuesit e verës arbëreshe në Vacarizzo Albanese, në rajonin e Kalabrisë, Itali. E pranishme në këtë event të rëndësishëm ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se, “u organizuam institucionalisht, për herë të parë, me prodhuesit tanë të verërave dhe Shoqatën e Restoranteve dhe Bujtinave për të prezantuar ekselencat shqiptare në prodhimin e verërave dhe produktet e traditës në konkursin e verës “Verërat Arbëreshe” të organizuar nga prodhuesit e verës arbëresh në Vacarizzo Albanese”. Edicioni i 18-të i Panairit të verës “Vini Arbëreshë”, që u mbajt në Vaccarizzo Albanese, në Kalabri, në zonën arbëreshe, bëri bashkë prodhuesit më të spikatur të verës tradicionale arbëreshe dhe shqiptare, me qëllimin promovimin e cilësisë së verës, ripërtëritjen e identitetit historik, kulturës dhe traditës shqiptare. Eventi synon promovimin dhe rritjen e verërave nga prodhuesit e vegjël në komunat arbëreshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit me prodhuesit shqiptar të këtij sektori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy