Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, në pranga 36-vjeçari

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, në pranga 36-vjeçari

Një 36-vjeçar që tentoi të kalonte kufirin me dokumente false ka përfunduar në prangat e policisë.

 

NJOFTIMI

Port Durrës/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin e kalimit të kufirit të mënyrë të kundërligjshme.  Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga një 36-vjeçar që tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara.   Policia ka vënë në pranga edhe një shtetas tjetër, pasi ka pajisur 36-vjeçarin, me dokumentet e falsifikuara.   Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u vunë në pranga shtetasi R. B., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe shtetasi L. M., 36 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".  Shtetasi L. M. është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, duke tentuar të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, të cilat dyshohet se ia ka dhënë shtetasi R. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy