Vidhnin energjinë elektrike/ Arrestohen tre shtetas dhe procedohen 12 të tjerë

Vidhnin energjinë elektrike/ Arrestohen tre shtetas dhe procedohen 12 të tjerë

Kontrollet e përbashkëta mes Policisë së Shtetit me OSHEE-në kanë evidentuar 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike. Ndërsa po procedohen penalisht 12 shtetas dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Përkatësisht janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. I., H. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit B. K., H. I. dhe J. T.

Në Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit Gj. U., H. S., Rr. P., Gj. P., Rr. D., N. H., Sh. S. dhe K. L., ndërsa nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi V. M. Për sa i përket Durrësit u procedua penalisht shtetasi L. D.

Nga Policia e Elbasanit po procedohen penalisht shtetasit A. K. dhe I. H.

Ndër të tjera në Poliçan u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. B.

Strukturat e Policisë njoftoi se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy