Policia e Matit, në kuadër të goditjes së veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit ka arrestuar shtetasin Ylli Kuka, 34 vjeç.
Atij i janë sekuestruar 750 € dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
“Mat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.
Kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër.
Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Gjithashtu nisi procedimi penal dhe për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.



