Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë. 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të IMT-së dërgohen për gjykim

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë. 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të IMT-së dërgohen për gjykim

9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Shkodër janë dërguar për gjykim pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim

Në materialin e prokurorisë thuuhet se punonjësit e IMT-së të Bashkisë Shkodër akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar, edhe pse provohet se kanë patur dijeni. Ndërsa punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës akuzohen se kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë, ku për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë, legalizimi i objekteve informale është i ndaluar me ligj.

Kallëzimi për këtë ndërtim pa leje dhe që më pas çoi në hetimin e shkeljeve është bërë nga shtetasja A.D, e cila ka pretenduar se ndonëse ka njoftuar, autoritetet nuk kanë mundur të ndalojnë shtetasen me inicialet S.K., të vijojë punën në pronën e dikujt tjetër.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasit Ergys Karametaj dhe Mirsad Hallunaj, inspektorë pranë IMT-së kanë qenë përgjegjes për të verifikuar dhe ndaluar ndërtimin pa lejë, por akuza thotë se ata nuk kanë kryer asnjë veprim duke shkruajtur në procesverbal se gjithcka ishte në rregull. Për ndërtimin e paligjshëm të këtij objekti është dënuar me vendim të formës së prerë edhe ndërtuesja e tij, shtetasja S.K.

Ndërkohë, pas hetimit lidhur me legalizimin e objektit informal të ndërtuar nga shtetasja S.K., si dhe pas thellimit të hetimeve edhe për 9 raste të tjera të legalizimit të objekteve informale po në zonën e Shirokës, Shkodër, ka rezultuar se procedura e legalizimit të tyre është kryer në kundërshtim me ligjin, pasi zona ku ndodhen objektet përkatëse është e mbrojtur me status të veçantë si rezervat natyror i menaxhuar, e për pasojë, legalizimi i tyre ka qenë i ndaluar. Lidhur me legalizimin në kundërshtim me ligjin të këtyre objekteve informale janë marrë të pandehur shtetasit Ardian Dodani, Besmir Lekaj, Erleta Bala, Fatjon Tahiri, Ilira Shqarri, Suad Smakaj, dhe Besmir Vukaj, me detyrë specialistë dhe përgjegjës të sektorit të legalizimeve pranë ASHK-së Shkodër në kohën e përfundimit të procedurave respektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy