Emri/ I kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Emri/ I kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Një person i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve".

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy