Lidhjet e paligjshme çojnë në polici 20 abonentë

Lidhjet e paligjshme çojnë në polici 20 abonentë

Njëzet abonentë janë shoqëruar në policia nga Task Forca e OSHEE-së për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Katër subjekte private janë proceduar ligjërisht dhe rasti më i fundit i përket një subjekti privat në Fier i cili me ndihmën e  elektricistit të zonës, vidhte energjinë. Policia e Fierit ka vënë në pranga punonjësin e OSHEE si dhe biznesmenin, pronar të subjektit privat.

Si pasojë e aksionit të Task Force, në Burrel janë shoqëruar 2 abonentë për lidhje të paligjshme të energjisë, ndërsa njëri është shoqëruar në Kukës.
Në Elbasan, abonentja E.Z kishte dëmtuar matësin dhe po procedohet nga policia. 
Sakaq, Drejtoria rajonale Tiranë gjatë kontrolleve të ushtruara dje, ka konstatuar në total 15 raste nga të cilat 7 rilidhje të paligjshme për kategorinë familjare dhe 3 për kategorinë privat. Gjithashtu janë konstatuar 5 raste të vjedhjes së energjisë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy