
Një person ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia ku ishte duke punuar, në Tiranë.
Ngjarja është shënuar në rrugën “Josif Pashko”, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



