Foto /Indonezi / Dy djem kapen duke bërë seks, u rrahën në publik me shufra hekuri

Foto /Indonezi / Dy djem kapen duke bërë seks, u rrahën në publik me shufra hekuri

Pikërisht në ditën ndërkombëtare të homofobisë dy meshkuj u dënuan me rrahje të egër, të akuzuar se kishin konsumuar një raport seksual.

Dy të rinj indonezianë u dënuan më 17 maj me 85 rrahje me shkopinj hekuri. Gjithçka ndodhi në provincën e Aceh, ku dy të dhunuarit me moshë 20 dhe 23 vjeç u rrahën publikisht për katër orë me radhë.

Ndërkohë gjykata vendosi që të mos dënohen maksimalisht me 100 goditje me shufra, për shkak se u treguan të edukuar dhe bashkëpunues në gjyq. Njëri prej të rinjve shpërtheu në të qarë gjatë leximit të dënimit, duke kërkuar falje.

Dy të rinjtë, u arrestuan në muajin mars, pasi banorët e zonës së Banda Aceh i gjetën në një dhomë duke bërë seks.

Dy të rinjtë u filmuan në momente intime dhe video e këtyre momenteve u publikua në rrjetet sociale, ku njëri shihet duke kërkuar ndihmë, ndërsa tjetri shtyhej vazhdimisht duke mos e lejuar të dalin nga dhoma.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë. Por pavarësisht kësaj provinca e Aceh është e vetmja që e aplikon ekzaktësisht ligjin e sharia.

Rrahja me shufra hekuri është dënimi më i rëndë për fyerje morale, siç cilësohen edhe raportet homoseksuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy