Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol, arrestohet poseduesi në Vlorë

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol, arrestohet poseduesi në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse, duke arrestuar në flagrancë poseduesin e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe një kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy