Ekzekutimi i 19-vjeçarit në Shkodër, Muhamet Rrumbullaku zhvillon takim me zyrtarët e policisë

Ekzekutimi i 19-vjeçarit në Shkodër, Muhamet Rrumbullaku zhvillon takim me zyrtarët e policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim në Shkodër, i shoqëruar nga drejtues të Departamentit të Krimeve. Sipas burimeve, mësohet se kryepolici është takuar me drejtues të lartë të Policisë së Shkodrës, ku ka kërkuar zbardhjen e ngjarjeve që kanë tronditur Shkodrën.

Qëllimi kryesor i këtij takimi mësohet se ka qenë zbardhja e vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje. Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjithë provave që disponon policia ndërkohë që sektori i kriminalistikës pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur Shkodrën. Burimet bëjnë me dije se takimi ka zgjatur rreth 60 minuta. 19-vjeçari Erjon Xhenje u ekzekutua më datë 18 Shtator brenda një lokali në bulevardin Bujar Bishanaku në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy