Ksamil/ Dhunuan me sende të forta 46-vjeçarin, arrestohen tre persona, një 17-vjeçar dhe bashkëshortja e të lënduarit nën hetim

Ksamil/ Dhunuan me sende të forta 46-vjeçarin, arrestohen tre persona, një 17-vjeçar dhe bashkëshortja e të lënduarit nën hetim

Policia e Sarandës ka vënë në pranga tre shtetas që dhunuan 46-vjeçarin Alber Pashaj gjatë një konflikti të ndodhur një ditë më parë në Ksamil. 

Në prangat e policisë kanë rënë Agim Taraj, 43 vjeç, Silvian Sulku, 18 vjeç dhe Aldo Zeqiraj, 35 vjeç. 

Në procedim të lirë është vënë edhe një 17-vjeçar. 

Sipas policisë, të katërt kanë goditur me sende të forta 46-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore. 

Ndërkohë, për veprën penale “shkatërrim prone” është proceduar penalisht bashkëshortja e të dëmtuarit, O. P., 40 vjeçe, e cila ka dëmtuar ambientin e një “beach bar”-i në pronësi të njërit prej të arrestuarve. 

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy