Vrau të miturin në Fier, dënohet me burgim të përjetshëm Klodian Çalamani

Vrau të miturin në Fier, dënohet me burgim të përjetshëm Klodian Çalamani

Klodian Çalamani, i akuzuar për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu më 16 nëntor të vitit 2021 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Fierit. Në përfundim të hetimeve, është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me sende të forta, kazmë e lopata. Çalamani e groposi në oborrin e shtëpisë së tij, në tentativë për të fshehur çdo gjurmë. Viktima u gjet e groposur në oborrin e shtëpisë së Çalamanit, fqinj me familjen e të miturit. Ka qenë një kamera sigurie, ajo që filmoi momentet kur 38-vjeçari mori djalin e vogël dhe e futi në banesën e tij. Ndërkohë familjarët e djalit të vogël kërkonin prej orësh të miturin dhe kishin bërë edhe denoncimin në polici. Autori njihet si person problematik, por zyrtarisht nuk figuron si person i pajisur me një kartelë psikiatrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy