Flet një prej ushtarëve që bëri shqiponjën në Greqi: Edhe 400 të tjerë ishin të gatshëm

Flet një prej ushtarëve që bëri shqiponjën në Greqi: Edhe 400 të tjerë ishin të gatshëm

Një prej ushtarëve shqiptarë që u fotografuan teksa bënin simbolin e shqiponjës në Greqi thotë se pavarësisht se mund të ketë qenë një veprim i gabuar, ai është krenar që është shqiptar.

Fotoja e shtatë ushtarëve që u fotografuan teksa bënin shqiponjën në qendrën e trajnimit në Mesologji bëri bujë në rrjet dhe në qarqet politike në vend.

Ushtari i pyetur nga televizioni grek “Star” thotë se simbolin e shqiponjës e bënë 7 ushtarë, por ishin të gatshëm për ta bërë 400 të tillë.

Ai thotë se fotoja është ngarkuar në rrjet pa dijeninë e tij.

Ushtari i dënuar me 60 ditë burg pranon se ky ishte një veprim i gabuar, por megjithatë është krenar që është shqiptar dhe që e ka bërë shërbimin ushtarak në Greqi.

"Edhe pse kam lindur në Greqi dhe jam rritur këtu, unë jam krenar që jam shqiptar”, tha ai.

Ministri grek i Mbrojtjes, duke iu referuar incidentit disa ditë më parë foli për “një plan më të gjerë rigjallërimit të nacionalizmit shqiptar, i mbështetur së fundmi nga deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çamët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy