U kap me kokainë dhe pistoletë, në pranga 33-vjeçari

U kap me kokainë dhe pistoletë, në pranga 33-vjeçari

Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, që posedonte lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe armë zjarri pistoletë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Room". 
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga nenet 242, 278dhe 283 të Kodit Penal. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ushtruar kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, në të cilën akomodohej shtetasi K. A. Ky shtetas gjatë ndërhyrjes, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të dhomës, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak
".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy