Vdekja e 3 vjeçarit/ Drejtori i Spitalit: Erdhi thuajse pa shenja jete, ishte e pamundur ta shpëtonim

Vdekja e 3 vjeçarit/ Drejtori i Spitalit: Erdhi thuajse pa shenja jete, ishte e pamundur ta shpëtonim

Senad Halluni, drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen tragjike që ndodhi në fshatin Mjedë, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën dhe motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike.

Halluni ka shpjeguar se fëmija 3-vjeçar është paraqitur për herë të parë në spital më 21 shkurt, pas mjekimit të parë, mjekët i kanë rekomanduar që të shtrohet për trajtim, por babai ka vendosur ta marrë fëmijën me vete.

Dyshimet për një ngjarje tragjike filluan të materializoheshin kur fëmija u rikthye në spital të nesërmen, në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse pa shenja jete.

Sipas Hallunit, pesë reanimatorë dhe mjekë të tjerë u përpoqën të mbajnë në jetë fëmijën, por për fat të keq ai ndërroi jetë 45 minuta pas mbërritjes në spital.

Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave.

Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.

Më datë 22 ditën e shtunë në orën 9:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3- vjeçari ka ndërruar jetë.

Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur t’a nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, kua janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës.

Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra, për të gjetur shkakun dhe diagnozën, nuk ka një përgjigje, por nga kontaktet që kam unë flitet insuficenca kardio respiratore.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të motrës së tij 7 vjeçare, e cila është dërguar në QSUT, mjekja e pranishme në konferencë, Greta Naraçi shefe e pediatrise tha se gjendja e saj aktualisht është e rëndë.

Ne vendosëm që ta çonim në Tiranë duke qenë se parametrat jetësor në atë moment e lejonin transferimin. Sot ajo fatkeqësisht është në gjendje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy