Dy të dënuar për trafik droge dhe një i tretë për vrasje janë vënë nën “lupën” e OFL-së.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Alket Zeneli, banues në Vorë, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Durjan Guza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; dhe Marjel Firza., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



