Një efektivë i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.
Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, oficeri i policisë Gentjan Meda dyshohet se ka rënë nga një lartësi gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e të kërkuarit, duke pësuar goditje në kokë.
Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Peshkopisë, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Burime nga terreni bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes janë dëgjuar edhe krisma armësh, megjithatë rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet zyrtare.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.



