Aksident në Lushnje, humb jetën një 18-vjeçar

Aksident në Lushnje, humb jetën një 18-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, pak pas mesnate. Sipas policisë, një mjet tip “Benz” me drejtues 22-vjeçarin M. Sh. është përplasur me disa mjete në rrugë, duke i marrë jetën një të riu 18-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje (pasagjer në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).
Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy