EMRI/ U kap me kanabis në makinë, në pranga 21-vjeçari nga Vlora

EMRI/ U kap me kanabis në makinë, në pranga 21-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorës ka sekuestruar 7 kilogramë e 500 gramë kanabis sativa, duke prangosur poseduesin e tyre, 21-vjeçarin Klajdi  Dulellari (Kapllani).

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ‘Audi’ në përdorim nga ky shtetas, në lagjen ‘Isa Boletini’, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftim.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "A2", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë.

Sekuestrohen 7 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.  

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "A2". 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. D.(K)., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Audi" në përdorim nga ky shtetas, në lagjen "Isa Boletini", gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy