Inceneratori i Elbasanit, Klodian Zoto i fshihet drejtësisë (VIDEO)

Inceneratori i Elbasanit, Klodian Zoto i fshihet drejtësisë (VIDEO)

Një nga të akuzuarit kryesorë nga SPAK për çështjen e inceneratorëve, Klodian Zoto, është ende në kërkim. Burimet i thanë MCN TV se Klodian Zoto dyshohet të ketë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme pasi në sistemin TIMS nuk rezulton i regjistruar kalimi i tij. Përpjekjet e policisë për ta arrestuar kanë qenë deri tani pa sukses, pasi u fshihet autoriteteve.

Një ditë më parë, SPAK lëshoi tre urdhër-arreste në ngarkim të ish-ministrit Lefter Koka, administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services”, Klodian Zoto dhe  administratores së shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k., Stela Gugalli.

Aktualisht në burg ndodhet vetëm ish-ministri Koka, ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy