Sekuestrohet mjeti me vlerë 160 mijë euro në Tiranë, nën hetim 34-vjeçari dhe pronari i një kompanie

Sekuestrohet mjeti me vlerë 160 mijë euro në Tiranë, nën hetim 34-vjeçari dhe pronari i një kompanie

Policia ka sekuestruar në Tiranë një automjet luksoz tip “Lamborghini Urus”, me vlerë rreth 160 mijë euro, në kuadër të operacionit të koduar “Manovra”. 

 

Hetimet treguan se automjeti ishte regjistruar në emër të një kompanie, me qëllim shmangien e gjurmimit të burimit të tij financiar.

 

Për ngjarjen janë vënë nën hetim një 34-vjeçar me precedent penal dhe pronari i subjektit tregtar, ndërsa vijojnë verifikimet për pasuri të tjera të dyshuara me origjinë kriminale.

 

“Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

 

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas. Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit S. Sh.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy