Arrestohet 32-vjeçari me dy mbiemra në Lezhë, goditet aktiviteti i lojërave të fatit

Arrestohet 32-vjeçari me dy mbiemra në Lezhë, goditet aktiviteti i lojërave të fatit

Një 32-vjeçar me dy mbiemra, Jurgen Pjetri (K), i cili kishte përshtatur lokalin për aktivitete të lojërave të fatit ra në prangat e policies në Lezhë.  Gjatë operacionit janë sekuestruar një valixhe me çipsa si ato që përdoren për lojëra fati si dhe një sasi lëndë narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”  Organizimi ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

 

NJOFTIMI 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çipsat” për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve dhe organizimit të lojrave të fatit

Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe çipsa pokeri brenda banakut të një lokali. Vihet në pranga 32 vjeçari,  pronari i lokalit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të operacioneve dhe kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve e lojrave të fatit, si dhe bazuar në informacione policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Çipsat”, duke bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të këtyre veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë shtetasi J.P.(K.). 32 vjeç, banues në Mirditë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin e tij, tek banaku, i janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike dhe një valixhe me çipsa si ato që përdoren për lojra fati, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”  Organizimi ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy