
Gjykata e Apelit Tiranë, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin dhe dënuar me 8 vite burg 51-vjeçarin Shkëlqim Isufi, i cili kishte përdhunuar për tre vite me radhë vajzën e tij të mitur.
Shtetasi nga Kurbini, i cili u arrestua me 12 korrik të vitit 2019-të pas një video të publikuar në një nga emisionet investigative, u gjet fajtor dhe ndaj tij u ngrit akuza "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjec" dhe "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale persona ne gjini ose nën kujdestari".
Për këto dy akuza ai u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Shkallës së parë, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar, ju ul 1 e 3 e dënimit.
Referuar dosjes hetimore thuhet se përmes aktit ekspertimit mjeko-ligjor është arritur të provohet se 51-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15-vjeçare.
Rasti i parë i abuzimit ka ndodhur në Gjermani gjatë kohës që familja nga Shullazi i Kurbinit po kërkonte azil në këtë shtet.
Referuar dëshmisë së vajzës, babai e kishte marrë dhe shkuar në një zonë të pabanuar, duke e lidhur në një pemë e kryer marrëdhënie seksuale me të në kohen kur ajo kishte qenë në moshën 15-vjeçare.
Më pas abuzimi me dhunë ka qenë i vazhdueshëm dhe duke mos gjetur zgjidhje tjetër, kur u kthyen në Shqipëri vajza vendosi të denoncoi të atin në një emision investigimi.
Ajo bëri publike një video ku tregohej kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të, prej babait të saj dhe bazuar në këto të dhëna, Shërbimet e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore rreth këtij rasti, duke identifikuar dhe prangosur autorin e këtij veprimi me të bijën.



