
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje 25 prillin e vitit 1993, datë kur 30 vite më parë Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë.
“Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur!”
Kreu i Selisë së Shenjtë u ndal në Shkodër dhe në Tiranë.
Pas vizitës së tij, në hierarkinë e re të pasdiktaturës u vendosën katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Ilia, Imzot Rrok Mirdita, Imzot Robert Ashta dhe Imzot Zef Simoni.
Polaku Karol Jozef Vojtila u zgjodh “Papë” në Vatikan më 16 tetor 1978.
Bashkëlidhur, DAP ka postuar një fotografi e Imzot Frano Iliajt në Vatikan me Papa Gjon Palin II dhe Mikel Brogën si dhe pjesë të fjalës së Papës Gjon Pali II në pritjen zyrtare në Tiranë.






