Procedohen 3 persona në Dibër, kryenin aktivitet minerar me lëndë plasëse në mënyrë të jashtëligjshme

Procedohen 3 persona në Dibër, kryenin aktivitet minerar me lëndë plasëse në mënyrë të jashtëligjshme

Pesë persona janë proceduar penalisht nga policia e Dibrës, pasi kryenin aktivitet ekonomik, në një subjekt minerar, në cenim të rregullave për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe pa qenë të pajisur me dëshmitë përkatëse të aftësive për këtë aktivitet.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara nga Strukturat e DVP Dibër, në subjektet minerare që operojnë në qark, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, të parashikuara për këto subjekte, është konstatuar se në zonën minerare “Shkallë”, në fshatin Cërujë, disa shtetas vepronin në paligjshmëri.

Për këtë shkak u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, për shtetasit B. L., 61 vjeç dhe H. B., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe për shtetasit N. Ç., 53 vjeç, B. M., 41 vjeç dhe S. Sh., 56 vjeç, të tre banues në Klos.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit dhe i monitorimit të kryer prej disa muajsh, ndaj aktivitetit të këtyre shtetasve, rezultoi se në subjektin me drejtues teknik 61-vjeçarin dhe me magazinier 60-vjeçarin, ishin përdorur rreth 1153 kilogramë lëndë plasëse dhe 1558 kapsolla detonatore, në cenim të rregullave për përdorimin civil të tyre.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë ushtronin profesionin e zjarrmëtarit në këtë subjekt minerar, edhe pse iu kishte përfunduar afati i dëshmisë së aftësisë për këtë profesion.

Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy